Miliarderi rus i Evertonit e pëson keq nga BE-ja

Miliarderi rus i Evertonit e pëson keq nga BE-ja

Miliarderi rus Alisher Usmanov, i cili ka lidhje tregtare me Evertonin është ‘goditur’ rëndë nga Bashkimi Evropian, kjo si rrjedhojë e pushtimit rus ndaj Ukrainës.

Kompania e Usmanov, USM Holdings, sponsorizon terrenin stërvitor të Evertonit, ai gjithashtu “ka dorë” në emertimin e stadiumit të ri, përcjellë Periskopi.

Kufizimet e vendosura ndaj Usmanov, i cili ishte edhe ish-aksioner në Arsenal, përfshijnë “ndalim të vënies në dispozicion të fondeve” si dhe ndalim udhëtimi në BE.

Një pjesatar i  këshillit të BE-së komentoj se pse Bashkimi Evropian e mori këtë vendim të rëndë për të:

“Alisher Usmanov është një oligark pro-Kremlinit me lidhje veçanërisht të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin”.

Kujtojmë se edhe presidenti i Chelseas, Roman Abramovich është tërhequr nga Chelsea për shkak të persionit të lartë mbi të, pasi thuhet se ai është “krahu i djathtë” i Vladimir Putinit.

 

Shpërndaje në: