Klopp nuk e vazhdoi festën e Kupës: Ish-lojtarët e mi janë duke luftuar tani ndaj Rusisë, duhet të bëjmë diçka

Klopp nuk e vazhdoi festën e Kupës: Ish-lojtarët e mi janë duke luftuar tani ndaj Rusisë, duhet të bëjmë diçka

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp nuk e ka vazhduar festën e titullit kampion të Kupës, pasi atë e brenë ndërgjegjja për sulmet ruse në Ukrainë.

Klopp u ndje i shqetësuar me atë se çfarë po ndodh në Ukrainë, ku tha se edhe disa ish-lojtarë të tij mund të jenë në luftë tani, shkruan Periskopi.

Ai thotë se nuk mund ta besoj se si një njëri normal mund ta sjell të gjithë botën në rrezik.

“Unë nuk po mund ta besoj. Unë jam 54 vjeçar, pothuajse 55 dhe nuk mund ta kuptoj se si një i rritur mund ta sjellë gjithë botën në një situatë të tillë, veçanërisht njerëzit në Ukrainë. Unë njoh shumë ukrainas dhe rusë të mëdhenj. Natyrisht që nuk ka të bëjë me njerëzit, është lufta e një njeriu vërtet të keq”, tha Klopp.

Klopp, gjithashtu përmendi se njeh shumë njerëz në Ukrainë, madje ai thotë se disa nga ish-lojtarët e tij mund të jenë në luftë tani.

“Duhet të tregohemi solidarë. Është gjithmonë kështu në kohë të errëta, keni nevojë për momente kur mund të mendoni për diçka. Është vërtet e vështirë ta durosh. Javën e fundit të gjithë kemi qenë në telefon gjatë gjithë kohës. Ish-lojtarët e mi ndoshta janë në luftë tani, nuk e di saktësisht a janë kthyer të gjithë në shtëpi?”Në fund, ai tha: “Duket se ne nuk mund ta ndalojmë Putinin, por të paktën mund t’i krijojmë më shumë probleme sesa priste. Ndoshta kjo do t’i ndihmojë njerëzit në Ukrainë”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: