Klubi ukrainas Shakhtar Donetsk merr vendimin e madh për futbollistët e tij
Shakhtar Donetsk ka evakuuar lojtarët e tyre brazilianë në Rumani pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Klubi ukrainas ka bashkëpunuar vazhdimisht me UEFA-n për të larguar 12 lojtarë nga konflikti i cili vazhdon të përshkallëzohet në të gjithë vendin atje, shkruan Periskopi.
Shakhtar bën të ditur se edhe Dynamo Kyiv dhe SK Dnipro-1 gjithashtu kanë arritur të largojnë loijtarët e tyrë që janë nga shtetet e tjera.
“Ne duam të falënderojmë për ndihmën të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces”, thuhet në deklaratën Shakhtarit.
“Evakuimi i lojtarëve u bë i mundur falë asistencës personale të presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, presidentit të Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrii Pavelko dhe presidentit të Federatës së Futbollit të Moldavisë, Leonid Oleinichenko”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit ukrainas.