A e keni ditur se letra e kuzhinës ua rrezikon shëndetin
Por, sipas studimeve të fundit kjo gjë është shumë e dëmshme për shëndetin tuaj, pasi letra nga alumini shkakton neurotoksim, duke ndryshuar mitochondiren, e cila është në qelizat e trurit e qe kontribuon direkt në plakjen dhe rritjen e sëmundjeve degjenerative dhe çështjet metabolike, transmeton Periskopi.
Nga ky studim, është arritur në përfundim se ” Alumini përmban toksicitet dhe metali prodhon stres oksidativ, është neurotoksike, është e përfshirë në zhvillimin e çrregullimeve neurodegjenerative, si humbja e kontrollit trupor”.
Por nuk mbaron me kaq, pasi plakja është faktori kryesor për rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit, alumini pikërisht grumbullohet në indet e trurit të njeriut duke rritur mundësinë e një forme të hershme për fillimin e sëmundjes së Alzheimerit.
Toksiteti nga alumini,shkakton edhe dobësimin e muskujve pasi që nivelet e larta të aluminit në trup ndryshojnë mineralizimin e eshtrave, formimin e matricës ku një nga shenjat më të zakonshme të akumulimit të tepër të aluminit është hiperkalcemia ose nivelet e larta të kalciumit në gjak, në këtë mënyrë prania e aluminit pengon depozitimin e kalciumit në kockë, duke çuar në nivele të larta të kalciumit në gjak.
Sëmundjet tjera që vijnë si pasojë e toksitetit nga alumini janë edhe vështirësi në të folur, probleme me mushkri, anemi, ndërsa tek fëmijët mund të ndikojë në rritjen e tyre. /Periskopi