Suzuki Baleno vjen me pamje krejt të re
Baleno tani ka një pamje më moderne, kryesisht falë ridizajnimit të pjesës së përparme. Rrjeti i maskës është më i gjerë, hauba është rimodeluar, ndërsa farat tani janë LED dhe duken më agresiv se përpara.
Në pjesën e pasme, dritat janë LED, dhe shtrihen deri te dera e pasme, ndërkohë që edhe gepeku është ridizajnuar pak.
Freskimi i modelit është bërë edhe brenda kabinës, ku tabela komanduese është ridizajnuar plotësisht. Aty tani ndodhet edhe një ekran i ri touch i 9 inçave, i cili përfshin sistemin multimedial Suzuki SmartPlay Pro dhe një kamerë 360 shkallëshe. Tabela e instrumenteve tani është me ngjyra, ndërsa audio është Sens Surround nga Arcamys. Komandat e ridizajnuara të klimës dhe vollani po ashtu janë modernizuar.
Në pjesën e pasme Suzuki ka shtuar edhe porte USB për mbushjen e smartfonit.
Ndër pajisjet e sigurisë përfshihen gjashtë airbagë, asistenca për nisjen në përpjetëza, ABS me EBD, ESP…