I reklamuan veturat elektrike, të cilat pastaj u detyruan t’i mbushnin nga agregatët me naftë
Samiti për politika shëndetësore të BE’së, u mbajt dy javë më parë në Lyon, me iniciativën e ministrave, Jean-Yves Le Drian dhe Olivier Veran. Mbi 50 ministra evropianë morën pjesë në samit.
Nga aeroporti dhe stacioni hekurudhor i Lyonit, në takimin që po mbahej në Palais des Congrès ministrat erdhën me automjete elektrike. Mirëpo përderisa ata po diskutonin rreth ngjarjeve aktuale që ndërlideshin me pandeminë, agregatët dizell po gumëzhinin prapa ndërtesës derisa po i mbushnin bateritë e veturave elektrike.
Në fakt, në atë lokacion ishin vetëm katër mbushës, prandaj ishte absolutisht e pamundur që të mbusheshin të gjitha veturat brenda një kohe të caktuar. Si rrjedhojë, organizatori ftoi një kompani lokale, e cila ua dha me qira agregatët e saj. Agregatët u vendosën pas një ndërtese ku fotografët nuk kishin qasje.
Me sa u mor vesh, automjetet ishin Peugeot e-Traveler. Versioni i tyre më dobët ka bateri 50 kWh, e cila siguron kaklimin e një distance prej 230 km. Qartazi që kjo nuk mjaftoi në rastin e ministrave evropian.