Prodhuesit evropian të automjeteve i shtashtrisi ndërhyrja ruse në Ukrainë
Përgjithësisht, përshkallëzimi i konfliktit nuk i shkon askujt për shtati. Madje, as vetë rusëve, sepse jetojnë nga eksporti i gazit dhe naftës.
Edhe prodhuesit evropianë të automjeteve i kanë interesat e veta, sepse kanë investuar miliarda euro në Rusi. Madje, një pjesë e automjeteve nga fabrikat në lindje vijnë në shtetet si Gjermania, Franca… Prodhuesit evropianë janë shumë të pranishëm në Rusi, shkruan revista kroate HAK. Volkswageni, Stellantisi, Renaulti dhe Mercedes-Benz i kanë fabrikat e tyre në Rusi, ndërkohë që edhe BMW prodhon atje përmes partnerit rus Avtotor.
Renaulti francez ka në pronësi prodhuesin më të madh rus të autmjeteve, AvtoVAZ, që ka një fabrikë të madhe në Tolyati. Madje me Ladën Renault ka plane të mëdha edhe për Evropë.
Stellantis planifikon të importojë automjete komerciale Peugeot, Opel dhe Citroen nga fabrika e vet në Kaluga, për të përmbushur kështu kërkesat e rritura evropiane për shërbimin e dërgesave.
Prodhuesi italian i gomave Pirelli, i cili është në pronësi të kinezëve, posedon dy fabrika në Rusi që punësojnë rreth 2500 njerëz, ku prodhohen goma për tregun vendor dhe për eksport.
Mes viteve 2006 dhe 2021 Volkswageni ka investuar mbi dy miliardë euro në fabrika në Rusi, dhe ka ndar rreth një miliard euro vetëm për fabrikën në Kaluga…