Edhe femrat i shpallin fituesit e vet për automobila botëror të vitit

Edhe femrat i shpallin fituesit e vet për automobila botëror të vitit

Përzgjedhja e veturës botërore të vitit nga femrat bëhet tash 12 vjet, dhe karakteristika  kryesore e ngjarjes është se juria vendimmarrëse përbëhet ekskluzivisht nga femrat. Në juri janë 56 femra nga 40 shtete, nga pesë kontinente, të cilat i zgjedhin veturat më të mira për vitin aktual.

Sivjet, juria përzgjodhi 65 modele veturash dhe prej tyre pastaj zgjodhi gjashtë fitues sipas kategorive. Fituesi i përgjithshëm nga të gjashtë kategoritë do të shpallet më 8 Mars, në Ditën e Gruas. Por, le të shkojmë me radhë.

Modeli urban

Në kategorinë e veturave të qytetit fitoi Peugeot 308.

SUV’i familjar

Mund të themi se zgjedhjasi fitues i modelit të ri të veturës Kia Sportage ishte e pritshme. Kia ka një dizajn të ri dhe mund të thuhet se e ka freskuar këtë kategori, ndonëse modeli është edhe shumë cilësor.

Vetura e madhe

Edhe spe pritej se do të zgjidhej ndonjë model, fitues doli Ford Mustang Mach-E. Mos u mashtroni nga emir, sepse modeli fitues është një kryqëzim, kurse emri i famshëm është veç joshje për të ndihmuar shitjen.

SUV’i i madh

Fitues doli BMW iX, një model ky me dukje origjinale, me përmasa të mëdha dhe me fuqi të madhe elektrike.

Automobili më performues

Në fushën e atletëve nuk fitoi ndonjë sedan i famshëm sportiv, por një model i ri nga Ingolstadt. Është ky Audi e-Tron GT, një raketë elektrike e bazuar në Porsche Taycan.

Automjetet për terren

Një kategori kjo për të cilin sot flitet pak, andsj e tillë është edhe oferta. Në listat e çmimeve ka pak terrenash, por mes tyre, sipas jurisë, më i miri është Jeep Wrangler 4xe.

Shpërndaje në: