Në Oldenburgun gjerman Tesla nuk lejohet në autolarjet automatike
Në qytetin gjerman Oldenburg disa pompa të karburanteve e kanë ndaluar hyrjen e automjeteve Tesla në autolarjet automatike nga frika e ato mjund të prishen.
Revista gjermane Stern njfton se kjo po ndodh për shkak se kohëve të fundit gjatë larjes ka pasur shumë probleme me hapjen automatike të derës së pasme. Thuhet se kjo ka ndodhur veçanërisht në modelet e vjetra S dhe X. Këto modele nuk e kanë mundësinë Car Wash. Modelet e reja Model 3 dhe Model Y e kanë këtë mundësi nga viti i kaluar. Kjo mundësi siguron që të gjitha dritaret dhe dyert të jenë të mbyllura, por kur kjo gjë nuk përfshihet mund të shaktohen dëme të fshirëses së derës së pasme ose të xhamit.
Dëmet e shkaktuara nga larja nuk mbulohen me garancion. Tesla ka apeluar që veturat të lahen me dorë. Për shkak të dëmeve të shumta, autolarjet në pompat e karburanteve në Oldenburg dhe përreth vendosën t’i bojkotojnë të gjitha Teslat.