Napoli i përzihet në treg Interit, hynë në garë për Scamaccan
Interi është duke punuar shumë që të nënshkruajë me Gianluca Scamacca por tani aty në garë do të jetë Napolit, të cilët raportohet se kanë hapur bisedimet më të me Sassuolon
Sulmuesi 23 vjeçar italian është njëri prej synimeve kryesore të Zikaltërve në muajt e fundit dhe ata janë në bisedime me ekipin menaxhues të lojtarit të Sassuolos që një kohë tashmë.
Ai ka pasur një sezon të mirë për gjelbërzinjtë, duke shënuar 10 gola në 24 ndeshje të Serie A këtë sezon.
Siç raporton Calciomercato.it, Napoli janë jashtëzakonisht të interesuar për të nënshkruar me Scamaccan në ditët e fundit dhe ata kanë filluar bisedimet e para me Sassuolon.
Ata nuk e kanë në plan ta shesin Victor Osimhenin, por janë të përgatitur për largimin eventual të Lorenzo Insignees dhe ndoshta edhe Dries Merten.
Interi raportohet se ka ofruar 30-40 milionë euro për sulmuesin italian, por Sassuolo nuk dëshirojnë që të bëjnë lirime për të, kështu që progresi në arritjen e një marrëveshje ka qenë shumë i ngadaltë.