Edhe Hummeri vjen me rrymë
E vërtetë, Hummeri ende mbetet tejet i madh, dhe ende ka një dizajn si kuti. Po, edhe ende është i fuqishëm, megjithëse kjo fuqi tani mundësohet nga energjia elektrike. Modeli i ri i Hummerit ofrohet në disa versione, më i fuqishmi nga të cilët prodhon mbi 1000 KF, por edhe kushton mbi 100,000 dollarë.
Megjithatë, ajo që e bën të veçantë modelin e ri është lëvizja me rrymë elektrike dhe të gjitha përfitimet që sjell kjo gjë. Një nga këto përfitime është i ashtuquajturi CrabWalk, që nënkupton se automjeti mund të lëviz anash – si gaforre. Se si funksionon kjo në praktikë është ilustruar në mënyrë mjaft të qartë nga GMC (General Motors Company) në videon e re promovuese.
Në video shfaqet basketbollisti i famshëm LeBron James, që është imazhi i Hummerit të ri, i cili i shmang gaforret duke e aktivizuar pajisjen CrabWalk. Dhe këtë e bën me ritmin e hitit të Missy Elliott, “Get Ur Freak On”.