“Binjaku” kinez i Dacia Spring ofrohet n’Alibabë për 8700 euro
Dongfeng Motor Corporation është prodhuesi i dytë më i madh kinez i veturave. Ai njihet në botë për partneritet e shumta me kompanitë si Honda, Kia, Nissan, Infiniti, por edhe me tre prodhuesit francezë, Peugeot, Citroen dhe Renault.
Në vitin 2019 Dongfeng nisi bashkëpunimin me Renault për prodhimin e një veture të vogël qyteti, e cila pastaj në Evropë – me pak modifikime – u lancua si Dacia Spring.
Spring prodhohet në Kinë, në fabrikën e përbashkët të Renault dhe Dongfeng, dhe ajo në tregun vendor ofrohet si modeli E1. Ky model dallon nga Dacia elektrike vetëm përnga logoja dhe disa vija minimale në pjesën e përparme. Dukja anësore dhe e pasme është identike me Spring, sikurse edhe pjesa e brendshme e automjetit. Eedhe karakteristikat teknike janë të ngjashme – Dongfeng E1 ka motor elektrik prej 45 KF dhe 125 Nm, dhe shpejtësi prej 105 km/h (ndërsa Dacia Spring 125 km/h). Edhe bateria ka lejon deri në 271 km autonomi në lëvizje.
Është interesant fakti se vetura po shihet në webfaqen kineze të tregtisë elektronike, Alibaba, për afro 8700 euro, dhe ka rabart për sasi më të mëdha. Nëse porositni më shumë se 50 copë, vetura mund ta ta bartë edhe logon tuaj.