Renault vazhdon me zbulimin e Austral’it

Renault vazhdon me zbulimin e Austral’it

Renault ka konfirmuar se premiera e Austral’it do të bëhet më 8 mars, e ndërkohë kompania po zbulon çdo ditë nga diçka prej dizajnit të SUV-it të ri.

Skica e parë e dukjes së jashtme të pasaradhësit të Kadjar uket se i ngjanë mjaft prototipit të “kamufluar”, i cili u pa kohë më parë.

Skica natyrisht se nuk e paraqet veturën reale, meqë përmasat duken të ekzagjeruara e detajet tepër të theksuara, si rrotat masive psh, por na ofron idenë e përafërt të elementeve stilistike të jashtme të saj.

Pjesa e përparme e Austral’it uket e frymëzuar nga modeli elektrik Megane E-Tech, edhe pse motori me djegie të brendshme nën haubën e SUV’it të ri duket se imponoi një maskë më të madhe përpara.

Farat LED janë kompakt me maskë, ndërsa hapjet e mëdha të ajrit dhe hauba sportive duket se automjetit i japin një pamje dinamike.

Ndryshe, këtë gjuhë të fundit të dizajnit në Renault po e quajnë “Sensual Tech”.

Shpërndaje në: