Zaniolo dhe El Shaarawy i shpëtojnë dënimit nga Roma

Zaniolo dhe El Shaarawy i shpëtojnë dënimit nga Roma

Dy lojtarët Nicolo Zaniolo dhe Stephan El Shaarawy raportohet se kanë mbajtur bisedime me drejtorin e Romës Tiago Pinto, dhe nuk do të gjobiten pasi që kanë vizituar një klub të natës vikendin e kaluar.

Zaniolo dhe El Shaarawy nuk ishin pjesë e skuadrës së Romës në barazimin 2:2 kundër Hellas Veronas të shtunën që lamë pas për shkak të lëndimeve, përcjell KosovaPress.

Pas ndeshjes, dyshja në fjalë janë parë afër një klubi të natës afër stadiumit “Olimpico”, kështu duke lënë të pakënaqur krerët te Roma, pasi që këta të fundit bënë zyrtare një ditë më parë katër raste të reja pozitive me Covid-19 në skuadër.

Këtë të hëne, “Il Corriere dello Sport” raportoi se klubi mund të dënojë Zaniolon dhe El Shaarawyn, por sipas “Calciomercato” klubi i Romës nuk do të marrë masa kundër tyre.

Drejtori sportiv i Romës Tiago Pinto është takuar me Zaniolon dhe El Shaarawyn, duke iu treguar të dy lojtarëve në fjalë që ata nuk kanë thyer ndonjë rregull vetëm pse kanë vizituar një klub nate, kështu që nuk do të gjobiten.

Shpërndaje në: