Klopp: Jota dhe Firmino nuk do të luajnë kundër Leeds, ndoshta në finale të EFL Cup

Klopp: Jota dhe Firmino nuk do të luajnë kundër Leeds, ndoshta në finale të EFL Cup

Të dy sulmuesit e Liverpool janë të lënduar dhe mund të mungojnë në finalen e Liverpool në Kupën e Ligës kundër Chelsea

Sulmuesit e Liverpool, Diogo Jota dhe Roberto Firmino mund të mos luajnë në finalen e Kupës së Ligës Angleze që e zhvillojnë kundër Chelsea të dielën.

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp tha që dy lojtarët nuk “kanë shanse” që të luajnë kundër Leeds në Premier Ligë të mërkurën, me Jota që po rikuperohet nga lëndimi në gju dhe Firminon që ka një problem muskulor.

Klopp nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata të luajnë në finale që luhet në stadiumin Wembley të Londrës, por nuk është shfaqur shumë optimist”.

“Do të ishte e lehtë që tani të thomë ‘jo’, por do të shohim”, tha Klopp.

“Ata nuk ishin në qendrën stërvitore andaj kjo nuk është shenjë e mirë. Ne duhet të shikojmë çfarë do të bëjmë me djemtë ditët e ardhshme dhe në fund të marrim një vendim”.

Shpërndaje në: