Mashtruesi i Tinder’it shfaqet me Ferrari 360 mijë dollarë
Daily Mail ka publikuar foto të reja të 31-vjeçarit Shimon Heyada Hayut, i cili njihet si mashtruese i Tinder, teksa jeton mes luksit në Izrael.
Ai është fotografuar së fundmi me veshje të shtrenjta dhe me një Ferrari me vlerë 360 mijë dollarë në një ekspozitë të makinave luksoze.
31-vjeçari i njohur si Simon Leviev ose Shimon Yehuda Hayut… ose David Sharon u bë pjesë e një dokumentari, “The Tinder Swindler”, i cili tregon historitë e tri grave, që u mashtruan nga i njëjti burrë, duke përdorur emra të ndryshëm.
Simon Leviev paraqitej fillimisht si i biri i manjatit ruso-izraelit të diamanteve, Lev Leviev dhe CEO i LLD Diamonds, e më pas i joshte vajzat duke u blerë dhurata të shtrenjta, e duke iu ofruar udhëtime me avionin e tij privat. Sapo vajzat mendonin se gjetën partnerin e ëndrrave, ai i mashtronte duke u kërkuar para, pasi ishte në “rrezik” nga armiqtë e tij.
Ajo që dukej si një ëndërr e realizuar shpejt, u kthye në një makth, duke thyer zemrën e një prej viktimave të tij – Cecilie Fjellhoy. Simon arrin të marri në pak kohë mijëra dollarë prej saj, por për pak kohë ajo kuptoi se nuk ishte e vetmja të cilës ai ia theu zemrën dhe i vodhi paratë. Cecilie bashkohet me viktimat e tjera të Simonit me një qëllim të përbashkët, hakmarrjen ndaj tij.
“Mashtruesi i Tinder” u shfaq si premierë në Netflix më 2 shkurt 2022 dhe u bë menjëherë viral, duke kryesuar tabelën javore të filmave të kësaj platforme. Dokumentari që zgjat rreth 1 orë e 54 minuta, përmbledh realitetin e hidhur të kërkimit të dashurisë në internet, të këqijat e rrjeteve sociale dhe skemat joshëse të mashtruesve që thonë gjënë e duhur. IMDb e ka vlerësuar filmin me 7.4/10 pikë, por pritet që vlerësimi të shkojë më lart, pasi dokumentari u transmetua, vetëm disa ditë më parë.