Vjen modeli i parë serik i automobilave me goma pa ajër
Kjo veturë do të dalë në shitje gjatë 3-5 viteve të ardhshme, njoftoi për CNN Business presidenti i Michelin për Amerikën Veriore, Alexis Garcin.
“Ne planifikojmë që gjeneratën e ardhshme të Bolt ta ofrojmë me goma pa ajër, dhe kjo do të ndodhë gjatë tre deri pesë viteve të ardhshme“, theksoi Garcin.
Michelin ka punuar në projektimin dhe zhvillimin e gomave pa ajër që nga viti 2005, dhe gjatë viteve të fundit i ka testuar gomat e tij rezistente ndaj shpimit, në gjeneratën aktuale të modelit Chevrolet Bolt.
Pritet që prezantimi i këtij lloji të gomave të kontribuojë në rritjen e sigurisë gjatë vozitjes, sepse vetëm në ShBA ndodhin 78,000 aksidente në vit që shkaktohen nga gomat e shpuara.
Gjithahstu, gomat pa ajër do të jenë më të qëndrueshme se ato konvencionale.