Shpenzimet e mbushjes së automjeteve elektrike rriten deri në 80 përqind
Gazeta ditore gjermane Abendzeitung Muenchen njofton për rritjet e planifikuara të çmimit të mbushjes së automjeteve elektrike. Sipas gazetës, SWM – që posedon një rrjet stacionesh mbushëse për automjetet elektrike – më 17 shkurt lëshoi një njoftim për rritjet e planifikuara në Mynih. Sipas zëdhënësit të SWM, mbushjet nuk mund të funksionojnë më me kuotat aktuale, dhe se “çmimet e energjisë dhe rritja e shpenzimeve të përgjithshme e bëjnë të nevojshëm korrigjimin”. Rritjet që do të aplikohen nga 1 prilli pritet të jenë të konsiderueshme.
Në stacionet e mbushjes AC çmimi do të rritet nga 0,38 uro në 0,49 euro për kWh, kurse në stacionet DC nga 0,38 në 0,69 euro, që i bije se për një mbushje me p.sh. 50 kWh çmimi do çmimi do të rritet nga 19 € në 34,5 €. Këto janë shuma që do t’i ndjejnë goxha shumë kuletat e gejrmanëve. Por duhet theksuar se çmimet në Mynih kanë qenë nga më të ulëtat dhe se ato tek tani do t’i afrohen mesatares gjermane.
Ky vendim i SWM është kritikuar nga Partia Ekologjike Demokratike (OeDP), e cila ka folur për “një shok çmimesh”, dhe ka kërkuar përgjigje nga zyrtarët e qytetit.