Jeep Grand Cherokee i ri vjen në Evropë, por vetëm si hibrid

Jeep Grand Cherokee i ri vjen në Evropë, por vetëm si hibrid

Ky model do t’iu dorëzohet blerësve evropianë vetëm në versionin 4xe, me 380 KF. Kjo do të thotë se modeli do të ketë saktësisht sistemin e njejtë hibrid sikurse modeli Wrangler 4xe, i cili ka një motor dylitërsh me benzin, me katër cilindra.

Siç u njoftua, diapazoni i lëvizjes së hibridit të tillë plug-in kur për lëvizje përdoret vetëm energjia elektrike duhet të jetë rreth 50 km.

Ndryshe, ky do të jetë Grand Cherokee më luksoz në Evropë deri më tani. Mes tjerash, modeli do të përfshijë rrota me dimension 21 inç, ulëse që rregullohen në 16 drejtime, klimë automatik me katër zona, monitora digjital që mbulojnë gjithë sipërfaqen e tabelës komanduese, audio-sistem me fuqi 950 W dhe ndriçim ambiental me pesë ngjyra.

Pjesa më e madhe e këtyre pajisjeve janë standarde, ndërkaq si opsionale janë ekrani prej 10 inçave, asistenca gjatë parkimit, farat full LED dhe pasqyra digjitale.

Çmimi i modelit do të dihet më vonë.

Shpërndaje në: