Automobilat korean janë më të besueshmit në botë
Kia zuri vendin e parë, si marka më e besueshme në konkurrencë me 31 marka veturash botërore. Ky është viti i dytë radhazi që Kia zë vendin e parë dhe për herë të parë në historinë e këtij hulumtimi që një markë që s’konsiderohet premium e ze vendin e parë.
Studim është realziuar nga J.D. Power, i cili merret me besueshmërinë e veturave në tregun amerikan. Studimi përfshin modelet e prodhuara në vitin 2019, të cilat janë testuar njëherë përmes studimit fillestar të cilësisë (IQS). Është interesant se nga dhjetë veturat më të mira në testim të veturave të reja, shtatë mbetën në krye edhe pas tri viteve të përdorimit.
Po aq befasues sa radhitja e veturave verikoreane është vendi i dytë që i takoi veturave Buick, një prodhues ky që u rrit drastikisht krahasuar me prodhuesit tjerë amerikan. Vendin e tretë dhe të katërt e mbajnë veturat verikoreane Hyundai dhe Genesis, si marka premium. Tek pas tyre pastaj radhiten klasikët e besueshmërisë, Toyota e Lexus.
E vetmja veturë evropiane që arriti të hyjë në Top 10’shin e parë është Porsche, në vendin e shtatë. Mini radhitet në vendin e 11, e pastaj vjen BMW. Mercedesi, Volkswageni dhe Audi mbeten nën mesataren e parashikuar.