Rrjedhin fotografitë e para të SUV-it të Ferrarit
Sido që të jetë, pas shumë fotoove të spiunazhit këto janë të parat që shfaqin veturën e pakamufluar. Thuhet se prototipi tashmë është prodhuar dhe fotografitë e tij kanë filluar të përhapen në rrjetet sociale.
Fotografia e parë e pjesës së përparme tregon një dizajn të ngjashëm me SF90, me fara të dyfishtë. Ajo që befason është pozita e maskës së përparme, e cila ka rënë më poshtë. Ky dizajn nuk shihet shpesh në modelet me motor përpara.
Po ashtu, ky është Ferrari i parë që mund të vozitet edhe jashtë asfaltit, andaj edhe është përfocuar në pregj. Dizajni i pjesës së pasme nuk ka for dallim nga modelet tipike të ferrarit, me një auspuh të gjerë dhe me drita të ngjashme si ato në modelin 296 GTB.
Për motorë nuk dihet shumë. Përmenden dy versione, një turbo motor hibrid me benzinë e motorë elektrikë, dhe i fundit motori 6.5 V12 atmosferik. Varianti i parë nuk posedon motor V8, por një V6’sh turbo prej 2.9l me dy boshte, i cili prodhon deri në 830 KF.