Konferenca Munchenit dhe Premisat e Vet’Izolimi Diplomatik të Kosovës!?
Shkruan: Bardhyl Meta
Premisat për këtë izolim të pa parë diplomatik të «elitës së sotme politike Kosovare» që u shpërfaq brutalisht në Konferencën e Munchenit, janë ndërtuar qysh herët, por me theks në vitet 2015-16, vitet që mbahen mend me skenat e përdala të hedhjes së dhjetëra e dhjetëra herë të Gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës; Hedhjes së Mollotovit gjithandej në qytet e drejtë policisë, vandalizmit në demostrata mbrenda e jashtë Institucioneve; Atakut terrorist me Zollë të Parlamentit të Kosovës së Pavarur, etj etj!
Por ky vandalizem, s’eshte thelbi e shkaktari izolimit!?
Premisat, apo mendësia politike u ndërtuan atëherë!?
Atëherë, rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi, dhe rreth Asociaciacionit u ndërtua mendësia se «Bashkëria Ndërkombëtare», pra «SHBA-të dhe BE (Gjermani, Anglia e Franca etj)po e detyrojnë Kosovën t’i dhurojë territor të saj Malit të Zi, kurse Serbisë t’ia jap Trepçën dhe «Zajednicën» e ta krijojë në Kosovë një «Republika Srpska»!
2015 -2016, Joe Biden dhe John Kerry ishin disa here ne Kosove!
Erdhën atëbotë, disa herë, figurat më të larta të SHBA-ve si Presidenti aktual Biden (atëherë zv. President), Sekretari Shtetit John Kerry, Departamenti Shtetit dërgoi eksperte dhe dokumente se asnjë milimetër toke s’po i jepej Malit te Zi, njëjte bëne edhe Mbretëria Bashkuar dhe Gjermania.
Por pa asnjë ndikim!
Dehumanizimi i armiqve te brendshem dhe te Jashtem!?
U dehumanizua çdo kush brenda vendit që mendonte ndrysh, aq sa bëheshin atakë terrorizmi ditën për diell edhe ndaj Kryeministrit të vendit, u dehumanizuan dhe targetuan edhe vet SHBA-të dhe BE: «Ata po donë me na e shkatërrue Kosoven, në favor të Serbisë dhe Malit të ZI»!
Kosova, si rezultat i kësaj klime politike, apo me drejtë mendësie politike – humbi Liberalizimin e vizave – shkaku i demarkacionit që u demonizua nga opozita ekstreme si dhe një dorë deputetësh të pozitës nga radhët e LDK dhe PDK, që edhe sot janë shumë të votuar në Parlamentin Kosovare e gjetiu!
– Demarkacioni nderkaq, u votua nga edhe nga kundershtaret e mehershem, pa asnje garance nderkombetare per korrigjim te me vonshem, ta zame nga SHBA-te, apo BE. U mjaftuan me nje leter te thjeshte te Kryeministrit Malazias!!!?
MENDËSIA E RE! DHE “REVULUCIONI VONUAR DEMOKRATIK?
“Mendësia e re”, krijoi klimën dhe u shpërblye Opozita e atëhershme VV dhe AAK, liderët e tyre, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Ramush Haradinaj!
Pas atij viti, u shpërblyen rradhazi:
RAMUSH HARADINAJ!
– Fill pas vet-shkarkimit të Qeverisë Isa Mustafa, ishte Ramush Haradinaj ai që u bë Kryeministër i vendit, i cili natyrisht, mbi premisat e ndërtuara se «ma mori në qafë «Bashkësia Ndërkombëtare – SHBA-të dhe BE» si dhe «Elita jonë Politike nënshtruese ndaj SHBA-ve dhe BE-së» dhe si qasje e re, vuri Taksën 100% përkundër të gjitha sygjerimeve ndërkombëtare e të Partnerëve, se e njejta po shëndrohej në «Levë në duar të Serbisë» që të akuzojë Kosovën si sabotuese të Dialogut!
ALBIN KURTI – VV DHE VJOSA OSMANI!
-Pastaj vie kjo që kemi sot, mbi premisat e njëjta, pra se «SHBA-të dhe BE, si dhe Elitat politike të nënshtruara e shantazhuara kanë tradhetuar interesat Kombetare etj, etj» – dhe si rezultat erdhën ne pushtet Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me Motot adekuate: Dialogu është prioriteti 7-të; Reciprocitet politik, ekonomik e diplomatik; Ne jemi Sovranistë; Qeveria Hoti në Washington ka nënshkruar një Marrëveshje qe e fal Ujmanin etj, etj!
A ka pas nevojë për ndryshim pushteti?
Po, pa asnjë dyshim! Pa asnjë dyshim!
– Por, jo mbi këto premise që u thanë më lartë, mbi paranoja e akuza populliste që rrezikojnë çdo bashkëpunim serioz ndërkombëtare, akuza te tipit “se bota na morri në qafë”. Se “SHBA-të dhe BE” janë në anën e Serbisë e broçkulla të tilla fëmijësh si “Zajednica”, “Filan Kodra e filan Mali i shkuan Malit të ZI, se kështu po done SHBA-të” etj!
Vjosa Osmani po e thotë sot atë të Rugovës, se “shtëpia s’mbahet pa miq”, por duhet t’a dije edhe se “Miqësitë s’mbahen e mire mbahen me akuza, shpifje e ndër’s’kamëza”!
Të mos kesh rastin të takosh asnjë nga Liderët e SHBA-ve pjesëmarrës në një konferencë 3 ditore në Munchen, qoftë as për një foto, dhe as të takosh figurat kryesore të Shteteve Europiane, është gjithçka tjetër, por, assesi rastësi!?
S’ka rastësi!