Gjilani fiton dhe kthehet në krye të tabelës
Gjilani e ka rikthyer kreun e tabelës në BKT Superligën e futbollit.
“Skifterat” e mposhtën sot ma problem Feronikelin e dorëzuar me rezultat 3:1.
Golat për ekipin e Ismet Munishit i realizuan blerim krasniqi në pjesën e parë dhe Arbër Prekazi dhe Edison Kçiku në atë të dytë.
Ndërsa, për skuadrën nga Drenasi realizoi Ibrahim Cervadiku në minutat e fundit.
Kështu, Gjilani e kaloi Dritën në krye të tabelës pasi “Intelektualët” u ndalën dje nga Llapi.
Në duelin tjetër të xhiros së 20-të, Drenica e regjistroi një fitore të madhe në udhëtim duke e mundur Dukagjinin, 2:1.
Golat për Kuqezinjtë i realizuan Dior Zabërgja dhe Armend Abazi.
Ndërsa, në derbin e dytë të kësaj xhiroje ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit rezultati momental është 0:0