Si planifikoi Agim Ademi të kurdisë lojën e Kombëtares U-21 për bastore

Si planifikoi Agim Ademi të kurdisë lojën e Kombëtares U-21 për bastore

Agim Ademi kishte kërkuar që të shitet loja e kombëtares së Kosovë U-21, por Eroll Salihu, Rafet Prekzai dhe Artan Govori e kishin kundërshtuar këtë kurdisje. Ku u diskutua marrëveshja për kurdisje dhe kush ishin prezentë? Metro në vazhdim sjell ngjarjen e plotë.

Apo paguan mijëra euro Agim Ademi me fondet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për të ua mbyllur gojën Rafet Prekazit, Erdogan Celines dhe stafit të FFK’së, ata që ishin në dijeni për aranzhimin e Agim Ademit me kurdis lojën e e Kombëtares së Kosovës U-21.

 

Pse kur u larguan nga U-21, Rafet Prekazi e Erdogan Celina nuk u largua edhe Naser Prapashtica?

Anëtari i stafit të FFK’së rrëfen rastin për Gazetën Metron.

N.N emër i njohur për redaksinë e Metron, tregon se kur kombëtarja U-21 ishte në turne në Turqi në janar 2016, pak minuta para se të fillonte ndeshja në zhveshtore të kombëtares së Kosovës kishte hyrë Naser Prapashtica (trajner i portierëve) me telefon në dorë dhe ju thotë lojtarëve, dëgjoni jam direkt-like në telefon me Agim Ademin dhe ju drejtohet lojtarëve këtë lojë duhet me lëshu, para minutës 10 duhet me lëshu gollen e parë, para minutës 20 duhet me lëshu gollen e dytë dhe para minutës 30 duhet me lëshu gollen e tretë, pjesa e parë duhet të përfundojë 3:0 për kundërshtarin.

Lojtarët mbetën të hutuar dhe e shikojnë Rafet Prekazin i cili drejtohet Artan Govorit dhe i thotë thirre Eroll Salihun, i cili ishte pjesë e stafit të FFK’së dhe ishte në tribunë të stadiumit.

“Pak minuta para se të filloj loja Eroll Salihu hyn ne zhveshtore dhe komunikojnë në telefon me Fadil Vokrri dhe pastaj ju thot lojtarëve luani futboll mos dëgjoni kësi bastorgjish sepse për këtë kombëtare është derdh djers dhe gjak, jemi pran pranimit në UEFA dhe FIFA nuk guxojnë të ndodhin këto gjera”, rrëfen ky anëtarë i stafit të FFK’së, për Gazeta Metron.

Pas kësaj Naser Prapashtica u akuzua nga stafi dhe lojtarët , mirëpo ai tha se ka trensmetuar atë që i ka thënë Agim Ademi, tani kryetari i FFK’së.

Prapashica ua kishte argumentuar komunikimin e tij me Agim Ademin për kurdisje të lojës dhe se ai vetëm kishte transmetuar atë që i është kërkuar, që komunikimin me ekip të kombëtares U-21 ta mbante Naser Prapashtica, ndërsa Agim Ademi do ishte në lidhje të drejtpërdrejtë me personin e lidhur me bastet, ndërsa Albert Bunjaku do jetë pjesë e udhëtimit me kombëtaren U-21 në Turqi për të evituar ndonjë problem eventual.

Sipas këtij burimi brenda FFK’së, Eroll Salihu ju kishte premtuar futbollistëve së këta që kanë aranzhuar këtë kurdisje të lojës do të ndëshkohen nga Fadil Vokrri.

Pas kësaj Fadil Vokrri atëbotë kishte suspenduar Prapashticën dhe kishte paralajmëruar largimin edhe të Agim Ademit nga FFK.

Mirëpo kur Prapashica u suspendua ai kërcënoi Agim Ademin me publikim të fakteve që dëshmonin se Agim Ademi qëndronte parapa aranzhimit për kurdisje të lojës së kombëtares U-21 në Turqi.

Burime të Metros brenda Prokurorisë bëjnë me dije se marrëveshja për kurdisje të lojës është bërë në saun të hotelit Emerald ku prezent kanë qenë Agim Ademi, Albert Bunjaku dhe Naser Prapashtica.

Ky skandal atëherë nuk u bë publik nga Fadil Vokrri për faktin se FFK ishte në prag të pranimit në UEFA dhe FIFA, dhe frikësohej se publikimi i këtij skandali mund të dëmtonte procesin e pranimit të FFK’së në UEFA dhe FIFA.

Pas suspendimit Prapashtica u kthye sërish në kombëtaren U-21 dhe sot vazhdon të paguhet nga Agim Ademi dhe të jetë pjesë e stafit të kombëtares U-21.

Burimi i njëjtë i Metros brenda FFK’së tregon se Agim Ademi dhe KE i FF’së, kanë emëruar selektorin e kombëtares U-21 gjermanin Michael Nees edhe pse ia kanë ndërprerë kontratën Rafet Prekazit, Erdogan Celines, FFK vazhdon ti pagujë ata për t’ua mbyllur gojën për aranzhimin e kurdisjes së lojës së kombëtares U-21 në Antalia, ndërsa Prapashtica vazhdon të jetë trajner i portierëve në U-21.

Gazeta Metro ka siguruar listën e pagave të trajnerëve dhe të seleksioneve të FFK’së për vitin 2021, ku shihet se në listën e pagave në të njëjtën kohë paguhen njëkohësisht selektori U-21 gjermani Michael Nees si dhe Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica .

Lista e atyre që Agim Ademi i paguan për trajner të kombëtareve të FFK’së është e gjatë dhe kostoja mujore është mijëra euro apo miliona euro në vit.

Sipas raportit financiar të vitit 2020 , shpenzimet për paga në FFK ishin 3.292,618 euro, afro 120% me e lartë se në kohën e Fadil Vokrrit. Ajo përpjekje për kurdisje të lojës nga Agim Ademi duket se sot po i kushton buxhetit të FFK milion euro ne vit.

 

Metro ka siguruar listën e përfaqësueses se Kosovës U-21 që kishin udhëtuar me 20 janar 2016 në Turqi, në turne 10 ditorë ku pjesëmarrës ishin edhe Bahreini, Arabia Saudite, Ukraina, Azerbejxhani dhe Shqipëria.

Pjese e delegacionit të FFK’së ishin Agim Malogu (i ndjerë), Muharrem Sahiti, Albert Bunjaku, Eroll Salihu dhe Artan Govori,

Shtabi teknik i Përfaqësueses U-21:

Rafet Prekazi,
Erdogan Celina e Naser Prapashtica
Lista e futbollistëve:
Visar Bekaj
Blerand Hajdini
Dior Zabergja
Florent Hasani
Shkelqim Pacolli
Lendrit Rama
Ardian Ismajli
Behar Dina
Hamdi Namani
Albert Dabiqaj /gazetametro.net

Shpërndaje në: