Xherdan Shaqiri mbërrin në Chicago, thotë ‘shqiponja u ulë’ me të mbërritur aty
Xherdan Shaqiri ka mbërritur në Chicago të enjten në mbrëmje dhe pritet që ta fillojë aventurën e tij në klubin e ri.
Transferi befasues i yllit zviceran në Chicago që ishte një transfer i befasueshëm. Tani Shaqiri ka udhëtuar tek klubi i tij, Chicago Fire e mirëpriti 30 vjeçarin me fjalët “Shqiponja u ulë”.
“Ka qenë një fluturim i gjatë”, ka thënë Shaqiri në një video të shkurtër. “Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur që i takoj të gjithë në klub”.
Futbollisti shqiptar, mjaft energjik, është pritur mirëpritur nga menaxheri sportiv i Chicago Fire, Georg Heitz, me të cilin Shaqiri ka kontakte të mira nga koha sa ishin së bashku në Basel.
Shaqiri, të premten (sot) do të stërvitet bashkë me bashkëlojtarët e tij të rinj. Trajneri Ezra Hendrickson ka thënë se nënshkrimi i ri do të luajë në pozitën e tij të preferuar, si 10-sh pas sulmuesve. Sezoni i ri në MLS pritet të fillon më 27 shkurt ku do të luajnë si mysafirë në Inter Miami.
THE EAGLE HAS LANDED.
Welcome, @XS_11official! pic.twitter.com/YYX5MjQPN4
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) February 18, 2022