Pas një kohe të gjatë, rikthehet Arbër Zeneli
Sulmuesi i Kombëtares se Kosovës dhe njëkohësisht i skuadrës franceze Reims, Arbër Zeneli është rikthyer stërvitjeve dhe pritet të luajë me skuadrën e dytë franceze
Pas 7-8 muaj mungesë pas një lëndimi të përsëritur në ligamente, Arbër Zeneli është rikthyer.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i Reims, Oscar Garcia, i cili ka thënë se Arbri fillimisht do të luajë me skuadrën e dytë të Reims.
“Sa i përket mungesave të javës së kaluar ato nuk janë kthyer. Yunis Abdelhamid është suspenduar. Ghislain Konan më shumë gjasë nuk do të luajë sepse nuk është stërvitur me grupin dhe ka probleme me shpinë. Arbër Zeneli do të luajë me Pro 2 (skuadrën e dytë të Reims)”, ka thënë Garcia.
Arbër Zeneli fillimisht kishte pësuar një lëndim në ligamentet e gjurit në vitin 2019, në ndeshje Mali i Zi – Kosovë ku kishte mbetur jashtë për më shumë se një vit.