5 ushqime që nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë në darkë

5 ushqime që nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë në darkë

Nëse nuk po u kushtoni rëndësinë e duhur ushqimeve që konsumoni në darkë, po bëni gabimin më të madh. Në asnjë mënyrë nuk duhet ta injoroni këtë vakt të rëndësishëm, pasi ngrënia e disa ushqimeve gjatë darkës mund të shkaktojë probleme shëndetësore, përfshirë urthin, problemet me gazrat, gjumin e shqetësuar, shtimin në peshë, etj.

Më poshtë, keni një listë të ushqimeve që nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë gjatë vaktit të darkës.

Ushqime që përmbajnë niseshte

Ushqimet me niseshte si makaronat, orizi dhe patatet nuk janë ideale për darkën. Konsumimi i tyre gjatë darkës mund të çojë në një nivel të lartë të sheqerit në gjak dhe insulinës në gjak, pasi ato metabolizohen në sheqer dhe nuk digjen për energji. Në vend të kësaj, ato ruhen si yndyrë brenda trupit, duke ndërhyrë në qëllimin e humbjes së peshës. Mund të hani ushqime që përmbajnë proteina dhe/ose perime jeshile gjatë darkës.

Ushqime të yndyrshme

Ushqimet e yndyrshme nuk duhen ngrënë gjatë natës pasi janë të vështira për t’u tretur. Gjithashtu, ato mund të ndërhyjnë në funksionet e traktit gastrointestinal.

Ushqime pikante

Ngrënia e ushqimeve pikante gjatë natës mund të shkaktojë urth, që është një gjendje mjekësore e karakterizuar nga dhimbje djegëse në pjesën e poshtme të gjoksit, shije acide në gojë etj.

Karbohidratet e thjeshta

Edhe pse karbohidratet janë thelbësore për energjinë, këshillohet të mos hani ushqime që përmbajnë karbohidrate gjatë darkës, pasi ato janë ushqime me glicemi të lartë dhe për këtë arsye mund të përthithen në qarkullimin e gjakut me shpejtësi. Kjo do të thotë se nëse nuk do të ushtroheni ose nuk bëni ndonjë ushtrim fizik, ato do të ruhen në trup si yndyrë, duke ju bërë të shtoni peshë. Prandaj, duhet ta mbani larg sheqerin e papërpunuar, picat, makaronat dhe patatet gjatë natës.

Çokollata

Çokollatat përmbajnë kafeinë që mund të shkaktojë probleme me gjumin. Kafeina shoqërohet gjithashtu me probleme që përfshijnë shqetësimin, nervozizmin, të përzierat, acarimin e stomakut, rritjen e rrahjeve të zemrës etj.

Shpërndaje në: