Edhe një motor i fuqishëm ia mësyn hidrogjenit: Toyota po e ridizajnon V8’shin e saj bashkë me Yamahan

Edhe një motor i fuqishëm ia mësyn hidrogjenit: Toyota po e ridizajnon V8’shin e saj bashkë me Yamahan

Kohërat po ndryshojnë, kështu që po duhet të jesh në hap me to. Prodhuesit e automjeteve janë urdhëruar ta reduktojnë emetimin e dioksidkarbonit, dhe shumë prerj tyre tashmë po e kuptojnë si duhet ta bëjnë këtë gjë. Veturat elektrike janë një mënyrë, edhe pse tjetra duket shumë më interesante, ngase përkundër ndryshimeve prodhuesit po përpiqen ta ruajnë motorin me djegie të brendshme. Ky është edhe rasti i fundit, sepse tani Yamaha e ka konvertuar motorin klasik V8 të Toyotës në motor me djegie hidrogjeni.

Bazë e projektit është motori 5.0 litra i veturës Lexus RC F. Inxhinierët i kanë ndryshuar injektorët, kyet e cilindrit dhe disa detaje tjera, ashtu që motori tani do të ketë 450 kuajfuqi. Pra, pak kuajfuqi më pak se benzina, por pak më shumë se momenti rrotullues  në rrotullime të ulëta.

Nëntorin e kaluar, Toyota, Yamaha, Mazda, Subaru dhe Kawasaki i bashkuan forcat në përpjekje për avancimin e një karburanti neutral ndaj klimës. Mazda madje tashmë ka testuar edhe një motor me naftë, i cili punon me karburant nga biomasa.

Shpërndaje në: