Kjo është vetura për të cilën po flasin të gjithë

Kjo është vetura për të cilën po flasin të gjithë

Vështirë se do të mund të shihni një veturë sportive me pamje më origjinale dhe më agresive. Pamja e jashtme është aq radikale saqë është gati e pamundur të zbulohet mbi bazë të cilit automobil është bërë ajo. Por kur themi se Sam Lee qëndron pas saj  atëherë bëhet e qartë se qëndron Ferrari, dhe një motor F12 i forcuar nga motori V12.

Ndryshe, Sam Lee u bë i njohur për publikun e gjerë kur njoftoi se e ka pasuruar koleksionin e tij me edhe një model unik, F12 TRS të frymëzuar nga modeli historik  Testarossa 250.

Është vështirë të thuash se cila pjesë e veturës është më interesante, pjesa e përparme origjinale me një ‘fytyrë’ fjalëpërfjalshëm të mërrolur, apo pjesa e pasme që dominohet nga dy auspuhat dhe shpërndarësi i madh.

Vetura quhet Veloqx Fangio. Fjala e parë ka lidhje me ekipin britanik të garave, ndërkaq e dyta me vozitësin e famshëm të Formula 1.Përndrysh edhe Lee është një adhurues i madh i Ferrarit dhe i vozitësit legjendar, sepse. Juan Manuel Fangio mbetet frymëzim i madh për miliarderin Lee.

Shpërndaje në: