Digjet anija me 2,500 vetura
Edhe pas lajmit të fundit mëngjesin e sotëm, sipas të cilit një helikopter i marinës portugeze ka shpëtuar dhe evakuuar 22 anëtarë të ekuipazhit të anijes Felicity Ace, anija duket se i është lënë mshirës së zjarrit që e përfshiu.
Ndërkohë nuk është arritur të zbulohet shkaku i zjarrit, edhe pse dihet se çfarë ngarkese po bartte ajo. Në anijen 200 metërshe ndodheshin rreth 2,500 vetura, 1,100 nga të cilt ishin Porsche.
“Një numër i madh i veturave tona ndodheshin në mesin e ngarkesës së anijes. Jemi në kontakt me pronarin e anijes, megjithëse nuk dihert ende mbi fatin e veturave në bord. Tregtarët do t’i njoftojnë blerësit e prekur nga ky incident”, deklaroi zëdhënësi i Porsche, Luke Vandezande për portalin Autoblog.
Vandazande konfirmoi se ishin 1,100 Porshe në bord, nga gjithsej 2,500 vetura sa ishin gjithsejtë. Ai iu apeloi të gjithë blerëve që të kontaktojnë shitësit për të marrë informacione të sakta dhe me kohë.