Ndriçimi adaptiv rrugor që i përshtatet kushteve atmosferike
Dritat e adaptive nuk janë lajm i ri për shoferë. Ka kohë që janë në dispozicion opsionet që ndezin dhe fikin automatikisht dritat e gjata, dritat në kthesat, dritat automatike kur errësohet dhe dritat LED. Mirëpo, te dritat e rrugëve sistemi është risi. Kompania Elektrike e Cyrihut (EKZ) po teston një qasje të re, si pjesë e një pilot-projekti në Seestrasse, në Richtersville.
Për testim janë zgjedhur tri seksione nga një kilometër rrugë me ndriçim të ndryshëm: i pari me drita natriumi, i dyti me drita LED dhe i treti me dhjetë drita LED adaptive, që e ndryshojnë intenstitetin e ndriçimit varësisht nga moti. Dritat adaptive LED janë prodhuar nga prodhuesi gjerman Siteco, i cili po bashkëpunon në projekt me EKZ’në.
Sistemi funksionon sikurse në veturë, pra sensorët në drita e kontrollojnë motin, e zbulojnë mjegullën, shiun apo borën, dhe pastaj e rregullojnë automatikisht intensitetin e dritës për një ndriçim të barabartë me shembëllimë minimale.
A është ndriçimi adaptive më i mire për syrin e njeriut sesa dritat aktuale?
Përgjigjen do ta dimë në fund të këtij viti, kur anketa me shoferë duhet t’i klasifikojë përfitimet nga sistemi.