Mësoni 5 mënyrat se si trupi juaj reagon ndaj ndarjeve
Ndarjet janë gjithmonë të vështira për të gjithë. Përjetojmë shumë emocione njëkohësisht, kemi shumë stres, ankth të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në trupin tonë.
Po çfarë ndodh me trupin tonë kur përfundojmë një marrëdhënie?
Ankth dhe probleme me gjumin
Njerëzit janë ‘të programuar’ që të kenë nevojë për kontakt njerëzor dhe kur e humbin atë, ndjejnë dhimbje. Sipas studimeve shkencore, dhimbja pas një ndarjeje aktivizon të njëjtën pjesë të trurit që stimulohet nga varësia e kokainës. Prandaj ne e mendojmë shumë herë më shumë nga çfarë e kishim menduar partnerin tonë.
Shtrëngim në gjoks
Studimet kanë treguar se pas një ndarjeje, njerëzit marrin sinjale nervore që janë të lidhura me dhimbjen fizike. Nëse dhimbja është në trurin tuaj, këto sinjale shndërrohen në një siklet të vërtetë: në këtë rast shtrëngim gjoksi.
Probleme me lëkurën
Përveç faktit se gjatë ‘depresionit’ merr më pak kujdes për veten, gjendja e lëkurës përkeqësohet për shkak të hormoneve të stresit. Kjo mund të çojë në puçrra, madje edhe në humbjen e flokëve.
Dhimbje muskulore
Në një gjendje mërzie, njerëzit janë më të prirur që të lëndohen më tepër se zakonisht. Gjithashtu për shkak të stresit, mund të shfaqen spazma në muskujt dhe muskujt mund të lidhen, duke shkaktuar dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit.
Humbja e oreksit ose shtimi i peshës
Nga një ndarje shumë njerëz mund të humbasin peshë, sepse humbin oreksin, por edhe mund të ndodhë e kundërta: të hanë shumë nga stresi dhe të shtojnë në peshë. Shtimi në peshë gjithashtu mund të shoqërohet me pagjumësi dhe mungesë aktiviteti.