Liverpuli me një këmbë në çerekfinale, mposht në udhëtim Interin

Liverpuli me një këmbë në çerekfinale, mposht në udhëtim Interin

Një ndeshje me plot aksion dhe e hapur por që në fund ka përfunduar me një epërsi solide për Liverpoolin që kanë fituar me rezultat 0-2. Firmino (75) dhe Salah (83) shënuan golat për Liverpoolin

Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme sonte në Guiseppe Meazza duke e mposhtur Interin me rezultat 0-2.

Liverpool e rrëmbeu këtë fitore pikërisht në momentet më të mira të Interit në pjesën e dytë, ku skuadra e Inzaghit ishte më kërkuese.

Pjesa e parë filloi me një rast në minutën e 5-të për Lautaro Martinez që mori një top të mirë në zonë por që në momentet e fundit ai rreshkët dhe nuk arrin që të godas në drejtim të portës së Alison.

Liverpool do ta merrte iniciativën pas këtij rasti dhe ishte Thiago që goditi me vole brenda zonës por topi përfundoi jashtë portës së Handanovic.

Mane do të ishte pranë golit me kokë në minutën e 14-të por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë portës.

Rasti më i mirë për t’u shënuar gol në këtë ndeshje erdhi në minutën e 16-të. Hakan Calhanoglu mori një pasim të mirë në zonë, goditi fuqishëm më të majtën por goditi vetëm shtyllën.

Mane përsëri pati rast të mirë për shënim në minutën e 23-të por goditja e tij përfundoi jashtë, ashtu si goditja e Trent Alexander Arnold nga goditja e lirë në minutën e 28-të.

Interi do të bëhej i gjallë në minutën e 41-të ku goditi me kokë, por topi përfundoi në anën e majtë të portës.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i tëri për Interin ku që në fillim të saj shkaktuan kokëçarje për mbrojtjen e Liverpool.

Madje ata arritën që edhe të shënojnë gol në minutën e 60-të të ndeshjes por që goli i Edin Dzekos u anulua për shkak të pozitës jashtëloje.

Por, Liverpool fillon të këndellet, sidomos pas tri zëvendësimeve që bën Klopp duke futur në lojë Hendersonin, Luis Diazin dhe Firminon në vend të Manes, Elliotit dhe Keitas.

Inter, rastin ideal e pati në minutën e 73-të kur Dumfries lexon mirë një krosim por që goditja e tij me kokë përfundon jashtë portës.

Dy minuta më vonë do të ishte Liverpool që do të shënonte gol dhe do të ishte i porsa hyri në lojë, Roberto Firmino që shënoi një gol të bukur me kokë pasi krosimit të Robertson nga goditja e këndit.

Perisic u mundua që të reagoi në minutën e 80-të ku topi kaloi shkarazi me shtyllën pingule.

Salah do të shënonte golin e dytë në ndeshje tre minuta më vonë dhe edhe ky gol erdhi nga një ndërprerje.

Interi deri në fund nuk arriti që të bënte asgjë dhe Liverpool do të kthehet në Angli me një fitore të madhe dhe do të jetë më i relaksuar për ndeshjen e kthimit.

Shpërndaje në: