Aeroplani që po barte futbollistët e Manchester Cityt bën ulje të detyrueshme, kjo është arsyeja

Aeroplani që po barte futbollistët e Manchester Cityt bën ulje të detyrueshme, kjo është arsyeja

Aeroplani që po barte futbollistët dhe stafin e Manchester Cityt nga Portugalia në Angli është detyruar të ulet në Liverpool.

Kjo për shkak të erërave të forta të cilat detyruan pilotin e aeroplanit të ulej në aeroportin e Liverpoolit dhe jo në Manchester.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi anglez nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

“Mund të konfirmojmë se aeroplani që transportonte ekipin e parë në shtëpi nga Lisbona, është ulur i sigurt në Liverpool, pasi erërat e forta detyruan një devijim nga Mançesteri”, thuhet në njoftimin e Cityt.

“Qytetarët” ishin në rrugën e kthimit nga Lisbona pas ndeshjes së mbrëmshme me Sporting Lisbonën në kryeqytetin portugez.

City e “shkeli” Sportingun në ndeshjen e parë të 1/8 së finales me rezultat 0:5.

Shpërndaje në: