Courtois zbulon sekretin e pritjes së penalltisë nga Messi
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka bërë të ditur sekretin e tij që i ndihmoi ta priste penalltinë e goditur nga Lionel Messi, mbrëmë në përballjen e Champions League-s.
Portieri belg tha se ai kishte bindje të thellë se Messi do të godiste në anën e tij të majtë, pasi ai ka analizuar detajisht yllin e PSG-s para fillimit të takimit.
“Dihet fare mirë se ai godet shumë penallti mbrenda një sezoni, kështu që është e vështirë të parashikohet. Por ai ka humbur disa penallti në anën e djathtë, prandaj mendova se ai do të godiste në anën e majtë. Penaltin e tij kundër Leipzig e goditi në mes dhe thash me vete se ai do të godet në anën e majtë. Unë dola i saktë”, u shpreh ish-portieri i Chelsea-t për BT Sport. /Periskopi