Edhe pjesët e veturave do të kenë afat sa gjatë do të mund të gjenden

Edhe pjesët e veturave do të kenë afat sa gjatë do të mund të gjenden

Në serviset e autorizuara ekzistojnë rregulla të caktuara, dhe bazë zyrtare për to janë pakot e masave të miratuara nga Komisioni Evropian, sipas Direktivës së Ecodesign (2009/125 / EC). Kjo directive përcakton shumë. Në fakt, kohën kur zgjoheni dhe i lani dhëmbët ju mbetet ta caktoni vet, por masat që e përcaktojnë sa gjatë do t’i keni në dispozicion pjesët rezervë të veturave, përfshirë këtu edhe frigoriferët, lavatriçet, penëlarëset, ddefinohen në atë directive. Pakoja e fundit e masave është miratuar më 1 tetor 2019 dhe ka nisur të zbatohet nga viti 2021.

Çfarë thotë BE’ja?

Prodhuesit, importuesit dhe tregtarët e autorizuar janë të detyruar të sigurojnë pjesë revervë deri në shtatë vjet pas ndërprerjes së prodhimit për pjesët e duhura për shërbime profesionale, dhe deri në dhjetë vjet për pjesët e nevojshme për shërbime tenike dhe për qytetarët. Pjesët e ndërrimit duhet të jenë në dispozicion brenda të paktën 15 ditëve pasi të kërkohen. Nga ana tjetër, Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Automobilave thekson se pjesët origjinale rezervë janë siguruar për shumicën e automjeteve për plot 15 vjet. Pjesët kryesish prodhohen nga furnitorët e prodhuesve të veturave, edhe pse kjo nganjëherë bëhet edhe nga nënkontraktorët.

Shpërndaje në: