Punonjësit e Volkswagenin marrin edhe një bonus të mirë

Punonjësit e Volkswagenin marrin edhe një bonus të mirë

Volkswageni ka vendosur t’i falënderojë punëtorët e vet për angazhimin e tyre në prodhim,  si dhe për rrezikun për shëndetin. Prandaj, çdo punëtori në Gjermani do t’i paguhe nga një shumë shtesë prej 500 eurove neto për ëdo muaj për periudhën korrik 2021-shkurt 2022. Pagesat fillojnë në fund të muajit dhe jepen bashkë me rrogë.

“Në muajt e fundit pandemia ka rrezikuar punonjësit tanë – pavarësisht asaj nëse kanë punuar në kompani apo nga shtëpia. Fleksibiliteti dhe përkushtimi i palodhshëm që ata kanë treguar është një arritje e vlefshme që ne duam ta vlerësojmë. Kjo është arsyeja e të ashtuquajturit premium i ri për koronavirus”, deklaroi Gunnar Kilian, drejtor i Burimeve Njerëzore në VW.

Nga një bonus prej 300 eurove do ta marrin edhe kursantët e praktikantët.

Ndryshe, Volkswageni “bonusin e parë për koronavirus” në vlerë prej 1000 eurove e ka paguar në qershor të vitit të kaluar, për periudhën mars 2020-qershor 2021. Edhe kompanitë e tjera gjermane e kë bërë të njëjtën gjë. Kështu psh, në dhjetor 2020 Daimler ka paguar bonuse për punëtorë nga 1200 euro.

Qeveria gjermane i ka lejuar më parë kompanitë që t’u paguajnë punonjësve nga një bonus për pandemi deri në 1,500 euro, pa taksa.

Shpërndaje në: