Volvo e shpërblen shoferin besnik

Volvo e shpërblen shoferin besnik

Jim O’Shea është një nga ata shofer që nuk i përcjellë fort trendet dhe trikat e prodhuesit, kështu që nuk i ndërron veturat pas disa viteve por të njëjtën e mban për dekada. Kohët e fundit ai festoi 30 vjetorin prej kur në një autosallon të Volvos e kishte blerë një model 740. Ndoshta për inat të babës dhe axhës së tij që asokohe punonin në një sallon të Fordit ky kishte blerë një Volvo dhe ishte zotuar se me te do t’i bënte 1.6 milionë kilometra.

30 vjet më vonë, në nëntor të vitit të kaluar, ai e përmbushi premtimin. Dhe tani e thirrën nga Volvo pëta vizituar një autosllaon aty afër, ku si dhuratë ia dhanë çelësat e Volvos së ri S60. Është interesant se çelësat iu dha drejtori i fialialit të Volvos, Stephen Lynch, i cili në vitin 1991 ia kishte shitur modelin 740.

“Jemi të emocionuar që mund të kujdesemi për Jimin, dhe t’i japim atij një veturë të re. Ai e meriton këtë dhe ne jemi tejet të për te”, tha Stephen pasi i dha çelësat.

Por, këtu ekziston një ‘hile’. Limuzinën e zezë prestigjioze Jim nuk e ka marrë në pronësi të përhershme, por i është dhënë për përdorim dyvjeçar, me sigurim dhe mirëmbajtje të paguar. Megjithatë, një gjest i bukur ky.

Shpërndaje në: