Mashtrim për para: Si ta kuptosh që ai/ajo nuk është një ‘Tinder Swindler’

Mashtrim për para: Si ta kuptosh që ai/ajo nuk është një ‘Tinder Swindler’

Amerikanët kanë humbur më shumë se 1 miliardë dollarë në vitin 2021 vetëm nga “mashtrimet e romancës” si rasti i dokumentarit të Netflix, “Tinder Swindler”.

Shumica e viktimave të cilat u mashtruan janë gra më të vjetra se 40 vjeç dhe ato që janë të veja, të divorcuara, të moshuara ose me nevoja të veçanta, tha Qendra e Ankesave për Krimin e Internetit të FBI-së (IC3) në një deklaratë javën e kaluar.

Këta mashtrues shpesh përdorin poezi, lule dhe dhurata të tjera për të joshur viktimat dhe i mbajnë ato të shqetësuara duke treguar rrethana të jetës si tragjedi, vdekje, lëndime etj. Shembulli më i famshëm i këtyre mashtrimeve është Simon Leviev, i cili pretendonte se ishte i biri i një miliarderi diamantësh dhe mashtroi gratë që i njihte në Tinder.

Si të dalloni që partneri/ja juaj nuk është një “Simon”?

1. Janë gjithmonë larg: Zakonisht ata hiqen sikur punojnë në kompani jashtë vendit dhe e kanë të pamundur të takohen personalisht. Mund të ndodhë të thonë se:

– punojnë në një kompani nafte
– punojnë në ushtri ose jetojnë jashtë shtetit
– janë mjekë në një organizatë ndërkombëtare
– punojnë në një projekt ndërtimi jashtë vendit

2. Profili i tyre duket shumë i mirë për të qenë i vërtetë

3. Marrëdhënia zhvillohet shpejt: Ata duan të veprojnë shpejt para se viktimat të kuptojnë mashtrimin. Për ta bërë këtë, përpiqen të fitojnë besimin. Zakonisht:
– deklarojnë dashurinë shumë shpejt.
– ju kërkojnë të martoheni.
– premtojnë se do të qëndrojnë me ju.
– premtojnë se do të jetojnë me ju.

4. Nuk takoheni: Ata madje mund të paguajnë për bileta avioni ose shpenzime të tjera udhëtimi, por i anulojnë në minutën e fundit.

5. Ata pretendojnë se kanë nevojë për para: Nëse ai/ajo ju kërkon para, kini kujdes. Zakonisht kërkojnë para me pretendimin se u duhen për:
– bileta avioni ose vizë
– shpenzime mjekësore ose operacion
– borxhe
– familjen
– emergjenca personale

6. Kërkojnë metoda të veçanta pagese

Çfarë duhet të bëni?

– kushtojini rëndësi shenjave shqetësuese
– kërkoni për emrin, foto dhe të tjera të dhën në internet për të parë nëse janë përdorur diku tjetër
– telefonojeni dhe kërkoni që të komunikoni me video herë pas here
– flisni me një ekspert photoshop-i për të parë nëse fotot/videot janë reale
– pyesni dikë që njihni për një mendim të dytë
– mos dërgoni foto komprometuese
– mos zbuloni shumë informacione personale
– mos i jepni para dikujt që nuk e keni takuar
– mos besoni gjithçka që thonë
– mos pranoni para nga dikush që nuk e keni takuar

Shpërndaje në: