City me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkatërron Sportingun

City me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkatërron Sportingun

Ka përfunduar ndeshja mes Sporting Lisbonës dhe Manchester Cityt, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të fazës së eliminatoreve në Ligën e Kampionëve.

Kampioni anglez Manchester City ka shënuar fitore të thellë 5:0 si mysafirë i Sportingut.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Riyad Mahrez, i cili shënon për Cityn në minutën e 7’, kurse epërsinë në 2:0 e dyfishoi Bernardo Silva në minutën e 17’.

City vazhdoi me gola, ku e thelloi epërsinë në 3:0 përmes Phil Foden në minutën e 32’, kurse Silva shënoi golin e dytë personal, dhe të katërtin në ndeshje në minutën e 44’.

Golin e fundit të ndeshjes e shënoi ylli anglez Raheem Sterling, i cili shënon për rezultatin final 5:0 në minutën e 58’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, City tani gjendet me një këmbë në gjysmëfinale, pasi që ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë si vendas në stadiumin “Etihad”.

Rezultati final i ndeshjes është 5:0 në favor të Cityt.

Shpërndaje në: