Policia u ndalua ta arrestonte Ronaldon, për dyshimet për përdhunim

Policia u ndalua ta arrestonte Ronaldon, për dyshimet për përdhunim

Policia që hetonte Cristiano Ronaldon për dyshimet për përdhunimr besonte se kishin prova të mjaftueshme për të arrestuar dhe akuzuar yllin e futbollit, por u ndaluan nga një zyrtar i lartë.

Policët në Las Vegas, ku akuzuesja Kathryn Mayorga pretendoi se ylli i Man Utd e kishte përdhunuar atë në një dhomë hoteli, madje kishin nënshkruar një urdhër për arrestimin e Ronaldos.

Por Prokurori i Qarkut Clark, Steve Wolfson, i ndaloi detektivët dhe nuk pranoi të ndiqte penalisht çështjen.

Në një transkriptim gjykate të zbuluar nga The Sun, avokati i Mayorga-s, Leslie Mark Stovall, zbuloi: “Ajo që ndodhi është kur ai [urdhër arresti] u dorëzua në zyrën e prokurorit të rrethit, z. Wolfson nuk pranoi të ndiqte penalisht. Ai nuk thotë pse vendosi të refuzojë dhe asgjë – çdo argument është vetëm spekulim. Ishte brenda afatit të parashkrimit. Policia besonte se kishte një çështje për të ndjekur penalisht për një akuzë të sulmit seksual dhe DA vendosi të mos e bënte këtë.”

Stovall e bëri kërkesën në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Las Vegas më 21 shtator të vitit të kaluar, por transkripti ka dalë në publik vetëm tani. DA Wolfson është prokurori kryesor në Las Vegas.

Në korrik të vitit 2019 pas shqyrtimit të hetimit policor, Wolfson tha se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat kundër Ronaldos dhe nuk u ngrit asnjë akuzë.

Cristiano Ronaldo e ka mohuar ashpër përdhunimin e Mayorga-s në Palms Hotel and Casino më 12 qershor 2009.

Ronaldo t’i paguajë Mayorgas një shumë prej 276,000 funta, por tani ajo po kërkon një dëmshpërblim prej 56 milionë funtesh.

Pavarësisht se hetimi policor është pushuar, çështja civile është ende në vazhdim.

Ekipi ligjor i Ronaldos ka pretenduar gjithmonë se policia hetoi dy herë përdhunimin e supozuar në 2009 dhe 2018 – dhe zbuloi se nuk kishte asnjë rast për t’u përgjigjur.

Dhe vetë ylli i mohon akuzat dhe pohon se ka kyer marrëdhënie në pajtueshmëri nga të dy anët.

Shpërndaje në: