Policia britanike dënon për tabelë vozitësin e Bugattit 3.5 milionësh
Bugatti Chiron është një prej veturave më të veçanta në botë. Pavarësisht performancës së tij të jashtëzakonshme, ajo që bie në sy nuk është shpejtimi apo shpejtësia maksimale e tij. Përkundrazi, ajo që na magjeps më shumë është se sa lehtë dhe qetë arrinë deri në shpejtësi mbi 400 km/h.
Kështu të paktën thonë ata që e kanë përjetuar këtë ndjenjë.
Nëse tani kësaj veture ia shtoni një fuqi shtesë, gjithçka ndryshon, sepse do të fitohet versioni Super Sport 300 Plus, me 1600 KF nën haubën nga karboni i dekoruar bukur. Dekorimi me ngjyrë portokalli, me buzë të zeza, janë shenjat e dallaueshme për njohjen e performancës së Chironit special, të prodhuar në vetëm 30 copë.
Harmonia në këtë veturë nuk guxon të prishet nga asnjë detaj, duke e përfshirë këtu edhe tabelën e përparme – e cila i mungon. Mirëpo ja që policët rrugorë britanik nuk pajtohen. Prandaj, ata edhe e ndalën një Bugatti të ri në Londër dhe e dënuan me 100 funta gjobë.