Volvo i kërkon Koresë Veriore qindra miliona evro

Volvo i kërkon Koresë Veriore qindra miliona evro

Pavarësisht kolapsit ekonomik dhe sanksioneve të ashpra ndërkombëtare, shumë automjete të vjetra sovjetike dhe evropiane, vetura luksoze të importuara dhe imitime vendore ende lëvizin rrugëve të gjera të Phenianit. Mes tyre është edhe modeli Volvo 144, i vitit 1973, pjesë e 1000 veturave qw Suedia i kishte dërguar në Korenë e Veriut  viteve të 70’ta.

Asokohe, Koreja Veriore jetonte me para sovjetike. Ndihma e vazhdueshme dhe ekonomia në rritje i kishte bindur eksportuesit suedezë që të investonin në Korenë Veriore, dhe në vitin 1974 qeveria suedeze u pajtua që atje t’i dërgonte mbi 70 milionë dollarë makineri të rëndë dhe 1000 Volvo 144 që të shërbenin si taksi. Një vit më vonë, me thellimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve, Suedia u bë vendi i parë perëndimor që hapi një ambasadë në Korenë Veriore.

Ekonomia verikoreane shumë shpejt filloi të rrënohej dhe, megjithëse Suedia ende mbante marrëdhënie diplomatike me atë shtet, nga të cilat përfitonin shumë shtetas të arrestuar amerikanë, veturat nuk u paguan kurrë. Deri më sot, vetëm kamatat dhe gjobat për Volvotë e mbetura peng janë rritur në mbi 300 milionë evro.

Ndërkohë, modelet e mbijetuara të Volvosë ende përdoren si taksi…

Shpërndaje në: