Sportisti diskret çek
Pas publikimit të vizatimeve dizajnerike në fillim të muajit, Shkoda ka prezantuar zyrtarisht modelin Fabia Monte Carlo, një model ky sportiv i modelit të njohur Fabia.
Versioni Monte Carlo karakterizohet kryesisht nga aksesorët vizualë që i japin automjetit një pamje sportive, si dhe sedilje të veçanta sportive dhe elemente dekorative në brendësi, ndërsa klientët kanë akses në një përzgjedhje të gjerë motorësh.
Modeli Monte arlo karaketirozhet me detaj shtesë, si ulëse sportive, maskë të ndryshme, xhama të zi, karroseri e ngjyrosur me dy ngjyra, si dhe disa versione motorësh.
Dritat janë led (opsionale me led të plotë) kurse ato të mjegullës janë standarde. Ata që duan një pamje pak më sportive mund të marrin rrota opsionale Procyon të 17 inçave, në vend ta atyre standard që janë 16 inça, ose edhe rrota më të mëdha prej 18 inçave Libra.
Kabina është e pajisur me materiale ngjyrë hiri dhe me detaje të kuqe. Timoni ka fund të rrafshët dhe është i mbështjellur me lëkurë, pedaled janë nga inoksi, ka ndriçim ambiental led, dhe detaje të punuara me fije karboni.
Shtesat opsionale përfshijnë instrument tabelën digjitale prej 10,25 inçave me grafikë specifike të modelin Monte Carlo, sistemin multimedial premium Amundsen me ekran touch të 9,2 inçave, timonin me ngrohje, etj.
Fabia Monte Carlo ofrohet me katër motorë: 1.0 MPI me 80 KF, 1.0 TSI turbo me 95 KF ose me 110 KF, dhe 1.5 TSI me 150 KF.
Ky i fundit poseodn ndërrues DSG me shtatë shpejtësi, dhe ai mundëson shpejtimin nga 0-100 km/h për 8 sekonda dhe shpejtësinë maksimale prej 225 km/h.
Fabia Monte Carlo me motorin më të fuqishëm prej1.5 litrave është ndoshta versioni më sportiv i gjeneratës së fundit të këtij modeli, pasi gjasat për prodhimin e një Fabia RS/vRS janë shumë të vogla.