Armando Broja nuk refuzon mundësinë të largohet nga Chelsea
Armando Broja është një nga lojtarët e momentit në Premier League.
Sulmuesi i kombëtares ‘Kuqezi’ po shkëlqen me fanellën e Southampton, ku është i huazuar nga skuadra e Chelsea.
Broja ka tërhequr kësisoj vëmendje të madhe dhe skuadra të ndryshme janë vënë në kërkim të lojtarit.
Ditë më parë u raportua se Arsenal po interesohet për lojtarin, kartonin e të cilit e mbanë Chelsea.
Burime nga mediumi britanik bëjnë të ditur se lojtari është i hapur tashmë ta largohet nga ‘Stamford Bridge’.
Arsenal mund të jetë një nga opsionet për ta mbajtur në Londër kartonin e lojtarit.
Përveç Arsenal, edhe skuadrat të tjera angleze kanë shprehur interesim për Brojën