I kërkon 40,000 euro për Shkodën 20-vjeçare

I kërkon 40,000 euro për Shkodën 20-vjeçare

Përndryshe, modeli Felicia pati shumë sukses, jo vetëm në Evropën Lindore por edhe në atë perëndimore. Nëse i mbledhim të gjitha versionet, përfshirë ato karvan dhe pickup, Felicia ka arritur të shes 1.4 milionë njësi deri në vitin 2001.

Një prej veturave të fundit të prodhuarea asokohe është edhe kjo e ofruara për shitje në Republikën Çeke. Pronari pohon se modeli është prodhuar në vitin 2000, dhe ka kaluar vetëm 14,100 km. Sigurisht që i bjen pak, dhe kjo mbase  edhe është arsyeja pse çmimi është kaq i lartë. Pronari e rrumbullakësoi  atë në një milion korona çeke, që i bjen pak mbi 40,000 euro. Modeli përndryshe i ka pjesët origjinale , e nën haubë ka motor me benzin, 1.3 MPI 8V, me 68 KF dhe 106 Nm, dhe ndërrues manual me pesë shpejtësi.

Sa për krahasim, te ne modelet më të shtrenjta të Shkoda Felicia shiten për pak mbi 1000 euro, edhe pse kanë kilometrazh dhjetë herë më të madhe se ky modeli i ofruar në Çeki.

Shpërndaje në: