E dini çfarë i bëjmë lëkurës sa herë qajmë?

E dini çfarë i bëjmë lëkurës sa herë qajmë?

Lotët janë thelbësorë për shëndetin e syve! Të qash është një proces biologjik që të ndihmon të shprehësh emocione dhe lehtëson dhimbjen. Pavarësisht sa lehtë qani ose jo, me siguri e keni pyetur veten sesi ndikon ky proces tek lëkura.

Rezulton se kjo varet nga zakonet tuaja gjatë dhe pasi keni qarë pasi lëkura reagon ndryshe. Për disa njerëz, është e pamundur të mos qajnë dhe rrjedhimisht është e zakonshme t’i acarohet lëkura pas lotëve. Kjo ndodh pasi pH i lotëve tanë është më i lartë se ai i lëkurës.

Do të thotë që nëse derdhni pak lotë nuk rrezikoni shumë nga acarimi i lëkurës, por e kundërta ndodh nëse e keni të pamundur t’i përmbani. Përveç pehashit rëndësi tjetër kanë edhe gjestet që bëni gjatë kohës që qani. Nëse fërkoni sytë apo përdorni letra të caktuara për të fshirë fytyrën mund ta acaroni lëkurën, krijoni akne apo ta errësoni pigmentin e saj.

Prodhimi i lotëve ka ndikim në gjithë fytyrën tonë. Teksa qajmë enët e gjakut rreth syve, fytyrës dhe hundës, zgjerohen dhe kjo shkakton skuqje dhe enjtje.

Sidoqoftë, procesi i të qarit ju ndihmon të ndiheni shumë më mirë se më parë. Humori do t’ju ndryshojë, trupi detoksifikohet, çlironi endrofinë (hormonin e ndjesisë së mirë) si dhe stresin.

Problemi qëndron nëse qani në mënyrë të pakontrolluar, pasi tregon se mund të jetë simptomë e një problemi me shëndetin mendor ose fizik.

Shpërndaje në: