Toyota po përgatit një model elektrik me ndërrues manual të shpejtësive

Toyota po përgatit një model elektrik me ndërrues manual të shpejtësive

Me veturat elektrike që po bëhen pothuajse të zakonshme rrugëve evropiane, ndërruesit manual të shpejtësive sikur nuk po kanë shumë kuptim. Ka gjithnjë e më pak të tilla edhe në veturat me benzin apo me naftë, sepse automatikët po kanë përparësi.

Por një prodhues veturash duket se po i përshtatet tregut, sepse kërkesa për ndërrues manual të shpejtësive ka ende. Javën e kaluar Toyota ka aplikuar me tetë patenta të reja në Zyrën e Patentave dhe Markave të SHB’ve, mes të cilave edhe me një automjet elektrik me një ndërrues manual.

Toyota duket se ka krijuar një sistem me tri mënyra të ndryshme të funksionimit. Njëra kërkon që shoferi të përdorë pedalen e kuaqillës dhe ndërruesin manual, ndërkohë që tjetra injoron pedalen e kuaqillës, përderisa mënyra e tretë nuk kërkon as pedale dhe as ndërrues. Në këtë rast duket se të gjitha funksionet kontrollohen automatikisht, kështu që krejt ndërrimi i shpejtësive është proces automatik.

Shpërndaje në: