Iliri ka disa fjalë për Arjolën
Mbrëmjen e së premtes, Arjola Demiri dhe Monika Lubonja lanë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”. Dy banorët u eliminuan 1 javë para finales së madhe, e cila do jetë më 18 shkurt.
Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, tashmë janë vetëm 4 finalistët, Einxhel Shkira, Donald Veshaj, Beniada Nishani dhe Ilir Shaqiri.
E teksa kanë ngelur vetëm 4 persona brenda asaj shtëpi kaq të madhe, duket se u mungojnë ish-banorët.
Pasditen e djeshme, balerini i njohur i ka dedikuar një përshëndetje mikeshës së tij, Arjolës.
Ai është shprehur se i mungon zëri i saj.
“Arjola të përqafoj motra! Më mungon ai zëri yt ulëritës”, ka thënë Iliri.