Batatina: Në pjesën e parë festuam, në të dytën luajtëm futboll
Llapi triumfoi pastër 2:0 ndaj Ulpianës në ndeshjen e parë në stadiumin e rinovuar, “Zahir Pajaziti”.
Lipjanasit e zgjerojnë krizën e tyre, duke shkuar në gjashtë ndeshje radhazi pa shënuar fitore.
Kurse, Llapi e vazhdon serinë e ndeshjeve pa humbje, duke e çuar në tetë. Prej tyre ka dy barazime dhe gjashtë fitore.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatin tha se në pjesën e parë festuan për fushën e rinovuar, kurse në të dytën luajtën futboll
“Pjesën e parë jemi kanë tu festu, në pjesën e dytë kemi lujtë futboll. Lojtarët ishin të emocionuar pjesën e parë. Në pjesën e dytë kam kërku me ndryshu taktikë.Pikë këtu nuk do të merr askush, do ta rikthejmë Llapin ku për katër vite nuk ka marrë gol. Unë besoj fuqishëm në këta djem. Kundërshtarët do të vijnë të dorëzuar në këtë stadium”, deklaroi Batatina.
Me këtë fitore, Llapi ngjitet në kuotën e 32 pikëve në vendin e katërt, katër më pak se Gjilani e Ballkani dhe pesë më pak se Drita.
Ulpiana në anën tjetër mbetet e parafundit me 18 pikë të grumbulluara.